Have you heard of the Four Spiritual Laws? | A keni dëgjuar për Katër Ligjet Shpirtërore? |
Just as there are physical laws that govern the physical universe, so are there spiritual laws that govern your relationship with God. | Ashtu siç ekzistojnë ligje fizike që rregullojnë funksionimin fizik të gjithësisë, ashtu ekzistojnë edhe ligje shpirtërore që rregullojnë marrëdhënien tënde me Perëndinë. |
1 |
LAW ONE
God LOVES you and offers a wonderful PLAN for your life.
|
1 |
LIGJI I PARË
PERËNDIA TË DO dhe të ofron një PLAN të mrekullueshëm për jetën tënde.
|
(References contained in this booklet should be read in context from the Bible whenever possible) | (Vargjet në këtë librushkë duhen lexuar në kontekst me Biblën.) |
God's Love | Dashuria e Perëndisë |
“God so loved the world that He gave His one and only Son, that whoever believes in Him shall not perish, but have eternal life.” (John 3:16) | “Po, Perëndia aq shumë e deshi botën, saqë e dha Birin e tij të vetëm, që të mos humbasë kushdo që beson në të, por të ketë jetën e përjetshme” (Gjoni 3:16). |
God's Plan | Plani i Perëndisë |
[Christ speaking] “I came that they might have life, and might have it abundantly” [that it might be full and meaningful]. (John 10:10) | (Jezui tha:) “Por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (që ajo të jetë e begatë dhe kuptimplote) (Gjoni 10:10). |
Why is it that most people are not experiencing the abundant life? Because...
| Pse shumica e njerëzve nuk po e jetojnë këtë jetë me bollëk? Sepse... |
|
2 |
LAW TWO
People are SINFUL and SEPARATED from God so we cannot know and experience God’s love and plan for our life.
|
2 |
LIGJI I DYTË
Njeriu është MËKATAR dhe i NDARË nga Perëndia. Prandaj ai nuk mund të njohë dhe të përjetojë dashurinë dhe planin që Perëndia ka për të.
|
People are Sinful | Njeriu është mëkatar |
"All have sinned and fall short of the glory of God." (Romans 3:23) | “Të gjithë u bënë fajtorë dhe humbën madhështinë që u dha Perëndia” (Romakëve 3:23). |
We were created to have a personal relationship with God, but by our own choice and self-will we have gone our own independent way and that relationship has been broken. This self-will, often seen as an attitude of active rebellion towards God or a lack of interest in Him, is an evidence of what the Bible calls sin. | Njeriu u krijua që të ketë shoqëri me Perëndinë, por për shkak të egoizmit të tij ai zgjodhi të ndiqte rrugën e vet të pavarur dhe shoqëria me Perëndinë u ndërpre. Këtë mënyrë të jetës pa Perëndinë që tregon indiferencë dhe rebelim kundër Tij, Bibla e quan mëkat. |
People are Separated | Njeriu është i ndarë nga Perëndia |
"The wages of sin is death" [spiritual separation from God]. (Romans 6:23) | “Sepse paga e mëkatit është vdekja” (ndarje shpirtërore nga Perëndia) (Romakëve 6:23). |
|
This picture illustrates that God is holy and people are sinful. A great gap separates the two. The arrows illustrate that people are continually trying to reach God and the abundant life through their own efforts, such as a good life, philosophy, or religion – but they always fail. | Ky diagram tregon se Perëndia është i shenjtë ndërsa njeriu mëkatar. Një humnerë shumë e gjerë dhe e thellë i ndan ata të dy. Shigjetat ilustrojnë njeriun që vazhdimisht mundohet të arrijë Perëndinë dhe jetën me bollëk me përpjekjet e veta, përmes veprave të mira, fesë a filozofisë. |
The third law explains the only way to bridge this gap… | Ligji i tretë shpjegon urën e vetme që bashkon njeriun me Perëndinë... |
|
3 |
LAW THREE
Jesus Christ is God’s ONLY provision for our sin. Through Him alone you can know and experience God’s love and plan for your life.
|
3 |
LIGJI I TRETË
Jezu Krishti është e VETMJA zgjidhje e Perëndisë për mëkatet e njeriut. Përmes tij mund të njohësh dhe të përjetosh dashurinë që ka Perëndia për ty dhe planin që ai ka për jetën tënde .
|
He Died in Our Place | Ai vdiq që të mos vdisnim ne |
"God demonstrates His own love toward us, in that while we were yet sinners, Christ died for us." (Romans 5:8) | “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8). |
He Rose From the Dead | Ai u ngjall nga të vdekurit |
"Christ died for our sins…He was buried…He was raised on the third day, according to the Scriptures…He appeared to Peter, then to the Twelve. After that He appeared to more than five hundred…" (1 Corinthians 15:3-6) | “Mesia [dmth. Krishti] vdiq për mëkatet tona, në përputhje me profecitë e Shkrimit të shenjtë, dhe u varros. Ditën e tretë, ai u ringjall nga të vdekurit, siç parathuhej në Shkrimin e shenjtë, dhe iu shfaq Pjetrit dhe pastaj tërë rrethit të apostujve. Më vonë e panë më shumë se pesëqind dishepuj; disa kanë vdekur, por shumica janë ende gjallë” (1 Korintasve 15:3–6). |
He Is the Only Way to God | Ai është rruga e vetme për te Perëndia |
"Jesus said to him, 'I am the way, and the truth, and the life; no one comes to the Father but through Me.'" (John 14:6) | “Jezui u tha: ‘Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje’” (Gjoni 14:6). |
|
This diagram illustrates that God has bridged the gulf that separates us from Him by sending His Son, Jesus Christ, to die on the cross in our place to pay the penalty for our sins. | Ky diagram ilustron urën e vetme që ndërtoi Perëndia mes Atij dhe njeriut duke dërguar Birin e Tij të vetëm, Jezu Krishtin, që të vdesë në kryq për ne për të paguar dënimin për mëkatet tona. |
It is not enough just to
know these three laws...
| Nuk mjafton vetëm t’i dish këto tri ligje shpirtërore... |
|
4 |
LAW FOUR
We must individually RECEIVE Jesus Christ as Saviour and Lord; then we can know and experience God’s love and plan for our lives.
|
4 |
LIGJI I KATËRT
Ne duhet personalisht ta PRANOJMË Jezu Krishtin si shpëtimtar dhe zot e atëherë mund të njohim dhe të përjetojmë dashurinë që Perëndia ka për ne dhe planin që ai ka për jetën tonë.
|
We Must Receive Christ | Duhet ta pranojmë Jezu Krishtin |
"As many as received Him, to them He gave the right to become children of God, even to those who believe in His name." (John 1:12) | “Megjithatë, disa e pranuan dhe besuan në të. Ai u dha atyre të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë” (Gjoni 1:12). |
We Receive Christ Through Faith | Jezuin e pranojmë përmes besimit |
"By grace you have been saved through faith; and that not of yourselves, it is the gift of God; not as a result of works so that no one may boast." (Ephesians 2:8,9) | “Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Perëndisë. Askush nuk mund të mburret para Perëndisë për atë që ka arritur...(Efesianëve 2:8–9). |
When we receive Christ we experience a new birth. (Read John 3:1-8) | Ur pranojmë Jezuin, fillojmë një jetë të re. (Lexo Gjonin 3:1–8) |
We Receive Christ by Personal Invitation | Jezu Krishtin e pranojmë me ftesë personale |
[Christ speaking] "Behold, I stand at the door and knock; if anyone hears My voice and opens the door, I will come in to him." (Revelation 3:20) | (Jezui thotë) “Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai” (Apokalipsi 3:20). |
Receiving Christ involves turning to God from self (repentance) and trusting Christ to come into our lives to forgive our sins and to make us what He wants us to be. Just to agree intellectually that Jesus Christ is the Son of God and that He died on the cross for our sins is not enough. Nor is it enough to have an emotional experience. We receive Jesus Christ by faith, as an act of the will. | Të pranojmë Jezuin do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Perëndia, ta ftojmë atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi. Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal. |
|
KËTO DY RRATHE PARAQESIN DY JETË TË NDRYSHME: (THESE TWO CIRCLES REPRESENT TWO KINDS OF LIVES:)
JETA E DREJTUAR NGA VETJA (SELF-DIRECTED LIFE)
|
JETA E DREJTUAR NGA JEZUI (CHRIST-DIRECTED LIFE)
|
Vetja në fron (Self is on the throne)
Jezui jashtë jetës (Christ is outside the life.)
Interesat udhëhiqen nga vetja dhe shpesh çojnë në çorientim dhe dëshpërim (Interests are directed by self, often resulting in discord and frustration.)
|
Jezui brenda jetës i ulur në fron. (Christ is in the life and on the throne.)
Vetja nën drejtimin e Jezuit (Self is yielding to Christ.)
Interesat udhëhiqen nga Jezui, kjo sjell kënaqësi dhe harmoni sipas planit të Perëndisë (Interests are directed by Christ, resulting in harmony with God's plan.)
|
|
You Can Receive Christ Right Now by Faith Through Prayer | Që tani mund ta pranosh Jezuin me besim përmes lutjes |
(Prayer is talking with God) | (Lutja është bisedë me Perëndinë ) |
God knows your heart and is not so concerned with your words as He is with the attitude of your heart. The following is a suggested prayer: | Perëndia ta njeh zemrën dhe më shumë se fjalët dëgjon atë që të thotë zemra. Besimin tënd mund ta shprehësh me një lutje si kjo: |
Lord Jesus,
I need You. Thank you for dying on the cross for my sins. I open the door of my life and receive You as my Savior and Lord.
Thank You for forgiving my sins and giving me eternal life. Take control of the throne of my life. Make me the kind of person You want me to be.
| “Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m’i fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin e jetës sime dhe udhëhiqe atë. Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem.” |
Does this prayer express the desire of your heart? If it does, I invite you to pray this prayer right now. | A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? |
Christ will come into your life
as He promised.
| Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde. |
How to Know That Christ Is in Your Life | Si mund ta dish që Jezui është në jetën tënde tani |
Did you receive Christ into your life? According to His promise in Revelation 3:20, where is Christ right now in relation to you? Christ said that He would come into your life. Would He mislead you? On what authority do you know that God has answered your prayer? (The trustworthiness of God Himself and His Word, the Bible.) | A e pranove Jezuin në jetën tënde? Sipas premtimit të dhënë në librin e Apokalipsit 3:20, ku është Ai tani në lidhje me ty? Jezui ka thënë se do të hyjë në jetën tënde. A do të të kishte gënjyer Ai? Si mund ta dish me siguri se Perëndia i është përgjigjur lutjes tënde? (Përmes besimit në Perëndinë dhe Fjalën e Tij.) |
The Bible promises Eternal Life to all who receive Christ. | Bibla u premton jetën e përjetshme të gjithë atyre që pranojnë Jezuin |
"God has given us eternal life, and this life is in His Son. He who has the Son has the life; he who does not have the Son of God does not have the life. These things I have written to you who believe in the name of the Son of God, so that you may know that you have eternal life." (1 John 5:11-13) | “Kjo dëshmi thotë: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe këtë jetë e marrim me anë të Birit të Tij. Kush e ka Birin e Perëndisë, ka edhe jetën. Kush nuk e ka Birin, nuk e ka as jetën. Po ju shkruaj që ta dini se jetën e përjetshme e keni sepse besoni në Birin e Perëndisë”(1 Gjoni 5:11–13). |
Thank God often that Christ is in your life and that He will never leave you (Hebrews 13:5). You can know on the basis of His promise that Christ lives in you and that you have eternal life from the very moment you invite Him in. He will not deceive you. | Falënderoje shpesh Perëndinë që Jezui është në jetën tënde dhe që Ai kurrë nuk do të largohet prej teje (Hebrenjve 13:5). Sipas premtimit të Tij, mund ta dish se Jezui jeton në ty. Ai ta dha jetën e përjetshme në çastin kur e ftove Atë në jetën tënde. Ai kurrë nuk do të të mashtrojë. |
An important reminder … | Edhe diçka tjetër që është me rëndësi për t’u mbajtur mend... |
Do Not rely on your Feelings | Mos u mbështet tek ndjenjat |
The promise of God's Word, the Bible - not our feelings - is our authority. The Christian lives by faith (trust) in the trustworthiness of God Himself and His Word. This train diagram illustrates the relationship among fact (God and His Word), faith (our trust in God and His Word), and feeling (the result of our faith and obedience). (Read John 14:21) | Premtimi i Fjalës së Perëndisë, Biblës, është autoriteti ynë, dhe jo ndjenjat tona. Besimtari në Jezu Krisht jeton përmes besimit në karakterin e vetë Perëndisë dhe në vërtetësinë e Fjalës së Tij. Ky diagram në formën e trenit ilustron lidhjen ndërmjet faktit (Perëndia dhe Fjala e Tij), besimit , (besimi në Perëndinë dhe në Fjalën e Tij) dhe ndjenjave (që janë rezultati i besimit dhe bindjes ndaj Tij) |
|
The train will run with or without a passenger car. However, it would be useless to attempt to pull the train by the passenger car. In the same way, as Christians we do not depend on feelings or emotions to decide what is true, but we place our faith (trust) in the trustworthiness of God and the promises of His Word. | Treni tërhiqet prej lokomotivës dhe jo prej vagonit të fundit. Vagoni i mesit mban lëndën djegëse që duhet hedhur në lokomotivë, përndryshe treni nuk do të ecë. Në të njëjtën mënyrë, ne si besimtarë nuk mbështetemi në ndjenjat dhe emocionet tona, por në vetë Perëndinë dhe premtimet përmes Fjalës së Tij (Gjoni 14:21). |
Now That You Have Received Christ | Tani që ke pranuar Jezuin |
The moment you received Christ by faith, as an act of the will, many things happened, including the following: | Kur pranove Jezuin me besim si shprehje e vullnetit personal, ndodhën shumë gjëra. Disa nga ato janë: |
- Christ came into your life (Revelation 3:20 and Colossians 1:27)
| - Jezui hyri në jetën tënde (Apokalipsi 3:20; Kolosianëve 1:27).
|
- Your sins were forgiven (Colossians 1:14)
| - Mëkatet t’u falën (Kolosianëve 1:14).
|
- You became a child of God (John 1:12)
| - U bëre fëmijë i Perëndisë (Gjoni 1:12).
|
- You received eternal life (John 5:24)
| - T’u dha jeta e përjetshme (Gjoni 5:24).
|
- You began the great adventure for which God created you. (John 10:10; 2 Corinthians 5:17; 1 Thessalonians 5:18)
| - Fillove të zbulosh planin e madh që ka Perëndia për jetën tënde (Gjoni 10:10; 2 Korintasve 5:17; 1 Selanikasve 5:18).
|
Can you think of anything more wonderful that could happen to you than receiving Christ? Would you like to thank God in prayer right now for what He has done for you? By thanking God, you demonstrate your faith. | A ka gjë më të mrekullueshme se sa pranimi i Jezuit si Zot? A dëshiron ta falënderosh Perëndinë përmes lutjes për atë që ka bërë për ty? Duke e falënderuar ti shpreh besimin tënd. |
To enjoy your new life
to the fullest...
| Të shijosh kënaqësinë e jetës së re bashkë me... |
Suggestions for Christian Growth | Sugjerime për rritjen shpirtërore |
Spiritual growth results from trusting Jesus Christ. "...The righteous man shall live by faith" (Galatians 3:11).
A life of faith will enable you to trust God increasingly with every detail of your life, and to practice the following:
| Rritja shpirtërore është rezultati i besimit te Jezui. “I drejti do të rrojë me anë të besimit” (Galatasve 3:11) . Një jetë e mbushur me besim tek Jezui do të të bëjë t’i besosh Perëndisë gjithnjë e më shumë, të mbështetesh tek Ai për çdo detaj të jetës tënde dhe të praktikosh hapat e rritjes si më poshtë: |
- Read God's Word daily. (see Acts 17:11) Begin with the Gospel of John.
| - R Referoju Fjalës së Perëndisë, lexoje atë çdo ditë
(Veprat 17:11). Fillo me Ungjillin sipas Gjonit.
|
- Holy Spirit – allow Him to control and empower your daily life and witness (Galatians 5:16,17; Acts 1:8).
| - R Rehatuesi—Lejo Shpirtin e Shenjtë të të udhëheqë dhe të të japë fuqi për jetën dhe dëshminë tënde të përditshme (Galatasve 5:16,17; Veprat 1:8).
|
- Trust God for every detail of your life (1 Peter 5: 7).
| - I I beso Perëndisë për çdo detaj të jetës tënde (1 Pjetrit 5:7).
|
- Witness for Christ by your life and words. (see Matthew 4:19 and John 15:8)
| - T Tregoju të tjerëve për Jezuin përmes jetës dhe fjalëve të tua (Mateu 4:19; Gjoni 15:8).
|
- Obey God moment by moment. (see John 14:21)
| - J Jepju Perëndisë në mënyrë të vazhdueshme duke iu bindur Fjalës së Tij (Gjoni 14:21).
|
- Go to God in prayer daily (John 15:7)
| - A Afrohu çdo ditë tek Perëndia duke iu lutur Atij (Gjoni 15:7).
|
Fellowship in a Good Church | Miqësia me besimtarë të tjerë: |
The Bible tells us the importance of meeting together with other Christians (Hebrews 10:25). Have you ever watched a fire burning in a fireplace? Several logs together burn brightly. But if you pull one log away from the fire, its flame soon goes out. The same thing happens to us if we do not spend time with other Christians. Attend a church where Christ is talked about and the Bible is taught. Start this week and make plans to attend regularly. | Fjala e Perëndisë na këshillon që “të mos harrojmë të mblidhemi së bashku” (Hebrenjve 10:25) . Kur janë shumë trungje bashkë ato digjen fare mirë, por po ta veçojmë një nga trungjet ai shpejt do të shuhet. E njëjta gjë ndodh edhe në marrëdhënien tënde me besimtarë të tjerë. Nëse nuk je pjesëtar i ndonjë bashkësie, mos prit të të ftojnë. Merre vetë inicativën; tako pastorin e një bashkësie të krishterë ku nderohet Krishti dhe predikohet Fjala e Tij. Fillo të shkosh që këtë javë dhe bëhu pjesëtar i rregullt i saj. |
Materiale të veçanta për rritje në besim |
Nëse arrite ta njohësh Krishtin përmes këtij prezantimi të ungjillit, na shkruaj për materiale të tjera që do të të ndihmojnë të rritesh në besim. |
Për më shumë informacion na shkruaj në adresën: |
Instituti Jeta e Re,
K.P. 2420/1
Tirana, Albania;
ose, |
Instituti Jeta e Re,
c/o New Life-Eastern Europe,
Ifjúság útja. 11,
H-2049
Diósd, Hungary |
boboci73@hotmail.com |
www.studentishqiptar.com
|
www.jetaere.com |
www.mylanguage.net.au |
|
WANT FURTHER HELP? |
If you would like help in developing a closer relationship with Jesus Christ, please visit: |
StartingwithGod.com |
everyperson.com |
FirstStepswithGod.com |
mylanguage.net.au |
We encourage the use of this material. However, in order to maintain quality and protect the content from changes, neither this outline nor parts thereof may be reproduced in any form without written permission from
Power to Change, PO Box 565, Mulgrave, VIC 3170 Australia.
© 1985- 2019 Power to Change A.C.N 002 310 796 |